E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vriten 12 militantë nga një sulm ajror

Të paktën 12 militantë janë vrarë nga një sulm ajror në territorin fisnor afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se aeroplani amerikan pa ekuipazh ka qëlluar një kompleks në Vaziristanin Verior.

Kjo hapësirë është e njohur si strehë e militantëve talibanë dhe të Al-Kaidës, që po luftojnë kundër forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Programi i aeroplanëve pa ekuipazh i udhëhequr nga agjencia CIA, është element kyç në përpjekjet anti-terroriste.

Në Pakistan ky program është kundërshtuar fuqishëm, pasi konsiderohet se fluturimi i aeroplanëve të tillë paraqet shkelje të sovranitetit, që shkakton viktima civile.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›