E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në Kroaci, vdes një zjarrëfikës, evakuohen turistët

Një zjarrfikës ka vdekur, ndërsa afro 1500 turistë janë evakuuar, pas përhpjes së flakëve të zjarrit në bregdetin e Kroacisë.

Ministri i brendshëm, Ranko Ostojiç, tha se “situata është shumë e vështirë” dhe se po bëhet çdo gjë që të “mbrohen jetët e njerëzve dhe pasuria”.

Ostojiç tha se “çdo gjë është gati për evakuime të mëtejshme”.

Ai këto komente i bëri pas vizitës në Selçe, afër qytetit-port Rijeka, ku afro 150 zjarrfikës ishin angazhuar kundër shuarjes së zjarreve.

Në Selçe janë evakuuar afro 1500 turistë, kryesisht nga Sllovenia dhe Austria, ndërsa një numër i tursitëve janë larguar nga hotelet.

Ndërkohë policia kroate ka theksuar se janë mbyllur edhe pjesë të autostradës bregdetare të Adriatikut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›