E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, arrestohet për mashtrim oficeri i kredisë

Policia e Kavajës në sajë të operacionit të koduar "Kredia Fallco" ka arrestuar një oficer kredie pasi akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe fallsifikim të dokumentave.
 

Sipas policisë është arrestuar shtetasi Daut Beu, 59 vjeç pasi ndaj tij janë regjistruar 7 posedime penale nga qytetarë të qytetit të Kavajës, për vjedhje, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me Burg ".
 

Ndërkohë lidhur më këtë serial mashtrues, Policia e Tiranës, u kërkon qytetarëve të Kavajës, të depoziztojnë kallzimet e tyre nëse kanë pasur kontakt me këtë shtetas për çështje kredie, duke u paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
 

Materialet shtesë do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe fallsifikim i dokumentave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›