E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vritet numri dy i Al Kaidës

Atijah Abe dal-Rahman, i cili ka qenë i përfshirë në organizimin e operacioneve të Al Kaidës, është vrarë më 22 gusht në rajonin e Vaziristanit.

Raportet thonë se Rahman, me shtetësi libiane, ka mbetur i vdekur nga sulmi me raketa i Shteteve të Bashkuara.

Ai konsiderohej bashkëpunëtor i besueshëm i kryeterroristit aktual, Ajman al-Zavahiri dhe është rritur në hierarkinë e Al Kaidës pas vrasjes së Osama bin Ladenit nga komandot e Shteteve të Bashkuara, në muajin maj.

“Radio Evropa e Lirë” raporton se Rahman ka pasur rol edhe në sulmet ndaj personelit amerikan në Afganistan.

“Nga të dhënat që posedojmë, duket se Rahman ka qenë i përfshirë në planifikimin e sulmeve ndaj stacionit të CIA-s në Khost, në dhjetor të 2009-ës”, tha “REL”-i, që e përshkruan Rahmanin si “një ndihmës të besueshëm të ish-udhëheqësit të Al Kaidës, Osama bin Laden”.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-29 17:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›