E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, temperaturat e larta shkak për shtyerjen e vitit të ri shkollor

SHKUP- Ministria e Arsimit në Maqedoni po shqyrton mundësinë e shtyrjes së fillimit të vitit shkollor 2011/2012.

Shkak për këtë janë bërë tempeaturat e larta që kanë shoqëruar këtë fund ngusht.

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, ka deklaruar se në rast se do të vazhdojnë temperaturat e larta, do të shihet mundsia për shtyrje të vitit të ri shkollor, raporton agjencia e lajmeve INA.

Temperatura e larta, ekspozimi i fëmijëve në diell si dhe shkollat pa kushte aspirimi, janë disa arsye që kanë detyruar ministrinë e Arsimit të mendojë për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor.

Viti i ri shkollor, sipas afateve kohore, do të fillojë ditën e enjte, ndërsa edhe gjatë kësaj jave dhe gjatë muajit të ardhshëm janë paralajmëruar temperatura të larta.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›