E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani “Irenë” lë SHBA-në, i drejtohet Kanadasë

I shndërruar në ciklon post-tropikal, uragani u dobësua edhe më tepër sot në mëngjes, me erëra me shpejtësi 55 kilometra në orë, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC). Por NHC paralajmëroi të dielën në mbrëmje për përmbytje të mëdha në disa pjesë në verilindje, ndërsa Presidenti Barak Obama tha se do të duhen “disa javë për ta rimarrë veten”.

“Pasoja e kësaj stuhie do të ndihet për një farë kohe. Disa zona mund të jenë pa energji elektrike për disa ditë”, shtoi Presidenti amerikan.

Stuhia goditi rëndë sot provincat atlantike të Kanadasë dhe juglindjes së Kebekut, duke lënë pa energji rreth 300 mijë familje.

Në total, uragani Irenë solli evakuimin e rreth dy milionë personave dhe la pa energji elektrike po aq abonentë në Uashington, Merilend, Virxhinia dhe në Karolinën e Veriut.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-29 18:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›