Hagë, ish-shefi i ushtrisë jugosllave, në pritje të gjykimit, për krime lufte
HAGË- Gjykata e Hagës ka njoftuar se ish-shefi i ushtrisë jugosllave, Momçillo Perishic, më 6 shtator do të përballet me gjykimin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Perishic po ndiqet penalisht për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës në periudhën 1992-95, për bombardimin e Zagrebit më 1995 dhe për Masakrën e Srebrenicës, raporton Radio Europa e Lirë.
Prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshmë për ish-shefin e ushtrisë jugosllave.
(e.m/BAlkanWeb)