Greqi, një shqiptar pranon përgjegjësinë për 4 zjarrvënie
ATHINE-Një shqiptar i arrestuar disa ditë më parë nga policia greke, i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme, ka pranuar para policisë në Messolongi se është përgjegjës për katër zjarrvënie në këtë zonë.
Policët mbetën të befasuar kur 38 vjecari shqiptar pas arrestimit rrëfeu me detaje për zjarrvëniet që kishte kryer ditët e fundit.
Sipas dëshmisë së të arrestuarit, më 22 gusht ai vuri zjarr duke përdorur letra në Aidhoni Trikorfo. Më 24 gusht gjithashtu kishte vënë zjarr në një pyll pranë zonës Reresi Nafpaktias, në kufi me Fokidha.
Në gusht 25 në mesditë, vuri flakën në Platania duke shkaktuar një zjarr të madh, i cili fatmirësisht u shua shpejt nga forcat zjarrfikëse.
Një ditë më pas, në 26 gusht ai përsëriti veprimin e tij në Platania pranë stadiumit Gavrolimnis, duke ndezur një zjarr që sipas policisë shkaktoi dëme të mëdha.
Policia dhe zjarrfikësit janë të sigurt se personi në fjalë është përgjegjës për zjarret në Plevrona dhe Calidona, të cilat shkaktuan katastrofë në zonën e Shën Thomait.
Shqiptari, që sic mësohet është i martuar me një grua greke dhe me 5 fëmijë nga dy martesat e tij, ka thënë se përballet me probleme psikologjike edhe pse sipas policisë kjo nuk rezulton e vërtetë. Policia thotë se në të kaluarën ai ishte arrestuar për vjedhje të vogla.
38 vjeçari do të dorëzohet në Prokurori ku do të vazhdojnë hetimet për përgjegjësinë e tij në zjarrvënie.
Në Greqi ditët e fundit janë djegur mijëra hektarë pyje nga temperaturat e larta, por në disa raste policia thotë se zjarret kanë qënë të qëllimshme.
Autoritetet kanë kërkuar kujdes edhe për ditët në vazhdim, pasi erërat e forta favorizojnë shpërndarjen e flakëve me shpëjtësi nga një zonë në tjetrën.
(d.b/BalkanWeb)