E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, hidhen poshtë akuzat ndaj aktivistit rus

Një gjykatë në Moskë ka hedhur poshtë akuzat kundër një aktivisti për shpifje ndaj liderit çeçen, Ramzan Kadirov. Gjykata ka vendosur se rasti kundër Oleg Orlov i cili e kishte akuzuar Kadirovin se është përgjegjës për vrasjen e një aktivisti në Çeçeni janë hipotetike dhe nuk përbëjnë shpifje.

Orlov, pjesëtar i grupit “Memorial”, ka thënë se akuzat kanë pasur për qëllim që të minojnë punën e organizatës, e cila rregullisht e ka akuzuar Kadirovin se ka urdhëruar vrasje, tortura dhe lloje të tjera të dhunës në Çeçeni.

Përfaqësuesi i Kadirovit në gjykatë, Andrei Krasnekov, ka thënë se ata do t`i parashtrojnë ankesë gjykatës së apelit për vendimin “e padrejtë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›