Luftime të ashpra afër Tripolit

Kryengritësit libianë janë përleshur me trupat besnike të Muamar Gadafit rreth 80 km në jugperëndim të kryeqytetit, Tripoli.
Një zëdhënës i kryengritësve në malet Nafusa tha se luftime të ashpra ka pasur në rrethinat e qytetit strategjik Bir al-Ghanam.
Kryengritësit i thanë BBC-së se ata po bëjnë përpjekje për marrjen e disa rajoneve afër Tripolit.
Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare për Krime, do të vendosë sot nëse do të lëshojë ose jo fletarrest për Gadafin dhe ndihmësit e tij.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e popullit libian dhe nuk mund të mënjanohet.