SHBA, 2.000 raste të virusit Nili Perëndimor

2.000 raste të infektuara me virusin Nili Perëndimor, janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediat amerikane. Sipas tyre, deri më tani kanë humbur jetën 87 persona të prekur.
Më i godituri është Teksasi me 1.013 të infektuar, 40 nga të cilët kanë ndërruar jetë. Rasti i parë i vdekjes nga ky virus është regjistruar edhe në Uashington.Përveç Teksasit janë prekur ndjeshëm edhe banorët e Misisipit, Oklahomës, Luzianës dhe Miçigenit.
Virusi Nili Perëndimor është zbuluar në Ugandë në vitin 1937. Ai bartet nga shpezët dhe shpërndahet te njerëzit me anë të mushkonjave.