E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku: Të gatshëm të marrin përgjegjësitë e sigurisë

Presidenti i Irakut, Xhalal Talabani, tha se forcat e sigurimit janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësitë e sigurisë, pasi Shtetet e Bashkuara t`i tërheqin forcat e tyre këtë vit. Talabani i bëri këo komente para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Deri në fund të këtij viti, forcat amerikane do ta kryejnë tërheqjen, në bazë të marrëveshjes së 2008-ës. Forcat tona kanë dëshmuar të jenë të afta për të luftuar terrorizmin dhe për të ofruar siguri.

Megjithatë, Qeveria irakiane, e nxitur nga nevojat e saj, do të mbajë një numër të ushtarëve dhe të ekspertëve amerikanë, për të shfrytëzuar ekspertizën e tyre në trajnime dhe ngritje kapacitetesh", tha Talabani. Në fjalimin e tij në Asamble, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, tha se trupat amerikane do të përfundojë tërheqjen nga Iraku në dhjetor, ashtu edhe siç është planifikuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›