Pakistani kërkon hetim për vrasjen e bin Ladenit
Parlamenti i Pakistanit sot ka kërkuar përfundimin e sulmeve me aeroplanë pa pilotë si dhe një hetim të pavarur për vrasjen e Osama bin Ladenit për tu siguruar se nuk ka përsëritje të një sulmi të njejtë.
Përmes një rezolute, Parlamenti pakistanez ka thënë se sulmet e aeroplanëve pa pilotë duhet të ndalojnë ose “qeveria do të detyrohet të konsiderojë hapa të nevojshëm për tërheqjen e lehtësive që ia ka mundësuar NATO-s”.
Shumica e shërbimeve dhe pajisjeve për të cilat kanë nevojë trupat e NATO-s në Afganistan, dërgohen përmes pikës kryesore kufitare të veriperëndimit, kalim ky që shpesh gjendet nën sulmet e militantëve.
Sipas agjencisë së lajmeve, AFP, sulmet amerikane janë dyfishuar vitin e kaluar, me 100 operacione më shumë nga aeroplanë pa pilotë të cilat shkaktuan edhe vrasjen e 670 njerëzve.