E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në zonën e Fukushimës, mund të jetohet pas 20 vjetësh

Rajoni rreth centralit të dëmtuar bërthamor të Fukushimës në verilindje të Japonisë do të jetë i përshtatshëm për jetë pas 10 apo 20 vjetësh. Keshtu tha sot këshilltari në qeverinë e kryeministrit japonez, Naoto Kan.

"Për momentin atje nuk mund të jetohet. Kjo mund të zgjasë ndërmjet 10 dhe 20 viteve", ka thënë Keniçi Macumoto.

Ai tha fillimisht se e përcjell qëndrimin e kryeministrit Kan të shprehur gjatë takimit të tyre, por pastaj u korrigjua duke thënë se e paraqet qëndrimin e tij personal.

Më vonë, Naoto Kan u tha gazetarëve se ai nuk ka folur për këtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›