Peshkopi Nemet: Papa i gatshëm ta vizitojë Serbinë

Peshkopi i kishës katolike të Zrenjanit në Serbi, Ladislav Nemet, ka deklaruar sot se Papa Benedikti XVI, është i gatshëm që të vizitojë Serbinë, mirëpo ai ka vlerësuar se ky është më shumë një problem që duhet zgjidhur në Serbi.
“Problemi për këtë vizitë qëndron më shumë në Serbi se sa në anën e Vatikanit apo Atit të Shenjtë i cili shpesh ka thënë se me kënaqësi do e vizitonte Serbinë”, ka thënë Nemet për gazetën e Novi Sadit, Dnevnik.
Ai ka vlerësuar se është e vështirë të paramendohet që Papa fillimisht të vizitojë Serbinë e më pas të shkoj për vizitë në Rusi dhe të takohet me patriarkun Kirila, dhe kujton se kreu i Kishës Katolike Romake është takuar tashmë me patriarkun e Konstandinopojës.
“Shkëlqesia e tij, Patriarku Kiril, padyshim që ka dëshirë të takohet me Papën, ndërsa unë besoj se ai ka dëshirë së pari të takohet vetë me të, e pastajPapa të vij këtu në Serbi”, ka thënë Peshkopi i Zrenjanit, Nemet.