E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Mlladiçit, Ollbrajt: Rrota e drejtësisë po lëviz

Ish-sekretarja amerikane, Medlin Olbrajt ka përshëndetur arrestimin e kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiç. Ajo tha se po e përjeton shumë mirë lajmin se ai gjendet në burgun e Sheveningenit.
 

"Rrota e drejtësisë po lëviz ngadalë, megjithatë prapë po lëviz", deklaroi diplomatja 74-vjeçare amerikane për gazetën holandeze "Folkstrant".
 

Ollbrajt ka qenë ambasadore amerikane në OKB gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë në vitin 1992-1994. Nga viti 1997-2001 ajo ka qenë sekretare shtetërore e SHBA-ve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›