E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani pohon se nuk ka bashkëfajësi me Al Kaidën

Ministri i Jashtëm i Pakistanit Salman Bashir tha se akuzat se agjencia pakistaneze e inteligjencës ISI ka bashkëpunuar me Al Kaidën janë të pavërteta dhe nuk mund të mbështeten.

Kryediplomati pakistanez i bëri këto komente në konferencën e parë për shtyp që nga vrasja e liderit të Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Ai tha se agjencia i ndan informatat kritike me CIA-n.

Bashir megjithate paralajmëroi se çdo përpjekje tjetër për vërsulje në territorin e Pakistanit do të ketë "pasoja katastrofike".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›