Kancelari austriak udhëton drejt Moskës, takim me presidentin Putin për të ndalur luftimet në Ukrainë

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë këtë të hënë në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin për të ndalur luftimet në Ukrainë.
Në një postim në rrjete sociale te dielën, Nehammer tha se “Austria është një vend ushtarakisht neutral, por ka një ‘qëndrim të qartë’ për luftën ruse kundër Ukrainës.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të ndalojnë luftën dhe të arrijnë një armëpushim për t’i hapur rrugën krijimit të korridoreve humanitare dhe hetimit të plotë të krimeve të luftës.
Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet personalisht me liderin rus që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
/rtsh.al/