Sulm në Zonën e Gjelbërt, vriten 7 persona

Ka shkuar në shtatë numri i të vdekurve nga shpërthimi i një makine bombë në Zonën e Gjelbërt, bëjnë të ditur zyrtarët në Bagdad. Të paktën dy nga të vrarët janë ushtarë irakianë, ndërsa të tjerët civilë.
Në Zonën e Gjelbër ndodhen ambasadat e Perëndimit dhe objektet e tjera ndërkombëtare. Ndërkaq sipas disa raporteve atje, shpërthimi është pasuar me disa të shtëna me armë zjarri.