E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan,rrëmbehet një zyrtar i OKB-së

Zyrtari rajonal i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët u rrëmbye sot në Queta, në jug të Pakistanit, bëri të ditur policia. Rrëmbimi u krye nga disa persona të armatosur, të cilët vranë shoferin e tij, deklaruan punonjësit humanitarë në Queta, kryeqytet i provincës së Balutçistanit, jo shumë larg zonave fisnore në kufi me Afganistanin, ku talebanët afganë dhe al-Kaeda kanë vendosur forcat e tyre. Zyrtari rajonal i HCR po shkonte në zyrën e tij ndërkohë që vetura e tij është bllokuar nga disa persona të armatosur, theksoi shefi i policisë lokale, Khalid Masood. Ata kanë hapur zjarr dhe si pasojë është plagosur shoferi i tij, i cili humbi jetën gjatë kohës që po dërgohej në spital'', shtoi oficeri. "Vrasësit e dërguan zyrtarin e HCR në një vend të panjohur'', theksoi Khalid Masood.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›