Pushimet e Vitit te Ri agjencite Shqiptaret preferojne Europen
Pavarësisht Europës së pushtuar nga ngricat prenotimet e Shqiptarëve për festën e Vtit të Ri vazhdojnë të drejtohen në kryeqytetet më mëdha të saj. Sipas agjensive turistike, edhe pse shumica e prenotimeve janë kryer, shumë njerëz prenotojnë edhe në minutën e fundit, duke pasur kontinentin e vjetër destinacion kryesor.
"Është një numër i madh shqiptarësh që vendosin që pushimet e tyre ti kalojnë jashtë shtetit. Një numër të madh shqiptarësh i gjejmë në Europë, pavarësisht ditëve shumë të ftohta. Parisi, Roma, Praga, Budapesti, të gjitha këto janë vende shumë të kërkuara", thotë Sava Bardhi, agjensia “Sava Tours”.
"Nëse gjatë viteve të kaluara kanë qenë Dubai, Sharm el Sheik apo Turqia, efekti i parë i heqjes së vizave ka qenë ndryshimi i destinacioneve. Ka destinacione që bëhen për herë të parë pas kaq vitesh, si në Romë apo Barcelonë", shprehet Besnik Vathi, Agjencia “ATHS”.
Heqja e vizave ka lehtësuar ndjeshëm punën e agjensive, megjithatë vendet fqinje mbeten më të frekuentuarat. Shpesh ofertat e cmimet në vende si Mali i Zi, apo Greqia janë më konkuruese se brenda Shqipërisë.
"Faktikisht po të shkosh në Mal të Zi, Maqedoni, ose Kroaci, cmimet janë shumë interesante se sa të vendosësh të kalosh pushimet brenda në Shqipëri, apo të shkosh në një restorant", thotë Bardhi.
"Janë dukshëm cmimet shumë të lira. Ndër destinacionet më të lira kemi pasur Selanikun, hotele me pesë yjë relativisht shumë shumë më të lira se sa ofertat e tjera qoftë në vend apo në rajon", tha Vathi.
Të dhënat nga agjensitë tregojnë se heqja e vizave është shfrytëzuar kryesisht nga familjarët që takojnë të afërmit, ndërsa për ata që e kanë bërë traditë kalimin e festave jashtë Shqipërisë kjo gjë pothuajse nuk ka ndikuar.
Aurela Papadhima