Pako në afërsi të shkollës, alarmohet policia
24/02/2009 Rezultoi paketim fishekzjarrësh
SHKODR- Një pako fishekzjarrësh boshe e mbështjellë në formën e lidhjeve të tritolit ka alarmuar dje jo vetëm banorët e Shkodrës, por edhe policinë. Ka qenë ora 10:30 e ditës së djeshme kur personeli i shkollës jo publike 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” ka lajmëruar policinë se në afërsi të portës së jashtme të kësaj shkolle ndodhej një pako e dyshimtë. Alarmi ishte dhënë pasi mendohej se bëhej fjalë për tritol, nga vetë mënyra e lidhjes që i ishte bërë pakos. Menjëherë Drejtoria e Policisë së qarkut Shkodër ngriti një grup hetimor, ndërkohë që izoloi komplet zonën. Ekspertët e policisë së Shkodrës dhe grupi hetimor arritën në konkluzionin se pakoja ishte mbështjellje apo lidhje e 3 fishekzjarrëve dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri. Pakoja ishte një ambalazhim fishekzjarrësh bosh përbrenda pa asnjë lloj lënde shpërthyese. Pakoja dukej si imitim i një pakoje me lëndë shpërthyese .Policia ka bllokuar për rreth 4 orë qarkullimin në lagjen ku ndodhej shkolla dhe banesa e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Aktualisht po punohet nga grupi hetimor për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe qëllimin e kësaj loje.