Pakoja e Ahtisarit dhe lëvizja Vetëvendosje
Hapja e pakos së Ahtisarit dhe shpalosja e planit të tij hapi edhe një faqe të re në historinë më të re të Kosovës. Pas euforisë së proklamuar nga Ekipi i Unitetit, me rastin e hapjes së pakos së Ahtisarit, ngjarjet që rrodhën në ditët pas, si dhe shqyrtimi analitik i pakos së Ahtisarit në përgjithësi e zbehën atë, dhe si të tillë e bënë të papranueshëm për Kosovën, pasi nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Në vend që pakoja e Ahtisarit t’ia vë kapakun apo kulmin e pavarësisë së Kosovës, ai si i tillë i vu themelet, bazamentin, bërthamën, substancën, e një shtetësie të ardhshme te Kosovës, e dihet fare mire që themelet e pavarësisë së shtetit të Kosovës janë vënë që në fillim të viteve nëntëdhjetë me fillimin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Jotransparenca e Ekipit të Unitetit dhe grupit strategjik të Kosovës, gati plotë një vit gjatë bisedimeve te zhvilluara në Vjenë, ndaj Kuvendit të Kosovës dhe popullit të Kosovës qe një katalizator për rrjedhën e ngjarjeve të paparashikuara të ndodhura në Kosovë.
Duke mos u ndalur së tepërmi në marrëveshjen e propozuar të Ahtisarit për të cilin u fol dhe u shkrua më të madhe, dhe për të cilin do të shkruhet pa ndërprerë edhe në të ardhmen, do të citojmë vetëm thënien e analistit të mirënjohur politik Janusz Bugajski në një kolumne të tij:” asnjë vend i Bashkësisë Evropiane nuk ka gjasa që ndonjëherë të miratojë parimet e njëjta për minoritetet e veta”. Po si është e mundur që vetëm Kosova si e tillë të mund të miratojë ekstra parimet për minoritetet nga marrëveshja e paraparë e Ahtisarit, të cilët si të tillë parime nuk figurojnë në asnjë vend të Evropës.
Si përgjigje ndaj pakos së Ahtisarit Lëvizja Vetëvendosje organizoi demonstrata më 10 shkurt në Prishtinë, e paralajmëruar kohë më parë kundër Ekipit të Unitetit dhe pakos së Ahtisarit i cili nuk e përfill të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për vetëvendosje.
Njësitë policore dhe forcat speciale të UNMIK-ut përdorën dhunë të paparë ndaj protestuesve duke përdorur edhe plumbat e gomës, me ç’rast ranë edhe dy dëshmorët më të rinj të kombit Arben Xheladini dhe Mon Balaj, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kjo ditë shënoi një kthesë historike në gjendjen e tanishme politike të Kosovës në prag të përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara, përveç ca përjashtimeve, me një censurë të paparë përcollën këto protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje dhe në mënyrë të njëanshme informuan për rrjedhën e ngjarjeve të 10 shkurtit në Prishtinë. Por, ja kjo po mund të ndodh edhe në këto valët e reja të demokracisë në Kosovës, në të cilin trumbetojmë dhe thirremi me plot gojë.
Qëllimet e drejta, sado të hidhura të jenë për masën e gjerë, të Lëvizjes Vetëvendosje, do të jenë udhërrëfyes në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë së saj, dhe e bënë faktor të pandashëm politik Lëvizjen Vetëvendosje, pa të cilin asnjë marrëveshje politike për të ardhmen e Kosovës nuk mund të paramendohet më.