Të fitosh me çdo kusht…humbjen!
Halabakëria, mungesa e qytetarisë, grykësia, injoranca, dhuna e shumë cilësi të tjera negative të shoqërive në tranzicion, dhe sidomos të shoqërisë shqiptare, janë vënë re edhe në procesin e fundit zgjedhor. Dhe kjo halabakëri që deri dikur gjëllonte në selitë e partive në qendër, fatmirësisht është larguar që aty, por fatkeqësisht ka zbritur në bazë. Për herë të parë partitë politike, e kemi fjalën këtu për selinë “blu” dhe “rozë” kanë pritur me qetësi, kanë reaguar me qetësi dhe kanë ndërhyrë në përgjithësi me qetësi në situatat e krijuara, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Kjo është për tu përshëndetur, pasi në këta 16 vjet, është hera e parë që ndodh. Sokol Olldashi, duhet respektuar nga të djathtë e të majtë, mbi të gjitha, sepse me imazhin e tij, tregoi që është një fytyrë e re e politikës shqiptare. Por fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh më poshtë, në bazën e asnjërës parti! Njerëz grykës, e të dashuruar vdekshmërisht pas pushtetit, po i japin drëmën një procesi, i cili që në fillim u konsiderua nga OSBE-ODIHR si një “fëmijë i dështuar” i kësaj klase politike.
Skenat e dhunës dhe injorancës, nuk kanë munguar sërish në Gjirokastër, Bushat, Paskuqan, Ndroq dhe aty këtu edhe nëpër njësitë e kryeqytetit!!! Kandidatët e etur për të “investuar” e ndërtuar komunat dhe bashkitë e vendit, kandidatët me CV-të më të shëmtuara dhe boshe të Europës Juglindore, janë hedhur në sulm për të fituar me çdo kusht dhe me çdo mënyrë duke shkelur me këmbë ato që quhen standarte. Zëra aty këtu thonë se partitë, për herë të parë janë ndier të pafuqishme përballë kryengritjes së strukturave të tyre…dhe kjo ndodhi pasi kodi i ri zgjedhor, u dha kompetenca 14 vetëve në çdo KZQV të vendit, që ishin të gjithë ose thuajse të gjithë të pa trainuar, të pa përgatitur, tmerrësisht pak të shkolluar në ndonjë universitet dhe mbi të gjitha militantë… Partitë politike, jua lanë në dorë procesin kandidatëve të tyre “të rënë nga qielli”, jua lanë në dorë militantëve të shitur e të blerë, jua lanë në dorë pse jo edhe deputetëve, të cilët kur jua do qejfi dalin edhe të pavarur!
Ç`fitojnë e ç`humbasin partitë është punë e tyre, puna jonë është që në gjithë këtë maskaradë po humbet Shqipëria. Në këtë idiotësi fund e krye, në këtë grykësi të llahtarshme, të gjithë janë nisur drejt fitores-humbje! Dhe mbi të gjitha do të humbasë Shqipëria, do të humbasë ai copë integrim në NATO në vitin 2008, që s`ka për tu arritur pas këtyre zgjedhjeve! Të vjen turp që je shqiptar, kur sheh si bashkëkombasit e tu rrihen si daullja në dasmë në qendra votimi a numrimi, duke synuar se kështu do të shkojnë në Europë. Por me këto standarte, e shumta shkojmë në Ndroq, dhe sllogani ynë është “Le të bëhet Shqipëria si i gjithë Ndroqi”!
Partitë politike, të gjitha pa përjashtim, kanë detyrim tashmë të mendohen mirë sa herë vjen puna te zgjedhjet, ta ulin menderen dhe të bëjnë një kod të ri zgjedhor, dhe atë të mos jua vënë për ta zbatuar injorantët, qofshin këta kandidatë, komisionerë apo deputetë! Nëse jo, atëherë Rroftë Integrimi i Shqipërisë në strukturat shqiptaro-ndroqiano-paskuqanase….!