Morali, humbësi më i madh i zgjedhjeve
Të domosdoshme, por të hidhura për një palë, zgjedhjet janë boshti ku vërtitet demokracia dhe njëkohësisht sondazhi më i besueshëm për prirjet politike të qytetarëve. Të “lindura” me vonesë dhe të mbingarkuara me një elektricitet politik jo të zakonshëm, zgjedhjet 2007 përfaqësuan një hap përpara në të vepruarit demokratik të zgjedhësve dhe qeverisë po ashtu.
Çdo zgjedhje ka të fituarit dhe të humburit e vet, por këto zgjedhje patën dy humbës dhe dy fitues. Përsa i përket dy fituesve, në mes të Edi Ramës dhe Ilir Metës, fituesi kryesor ishte ky i fundit i cili me këto zgjedhje përfundimisht konfirmoi faktin se ai dhe partia që ai përfaqëson, janë çelësi, limfa jetike që ushqen me fitore Partinë Socialiste. Është i fituari kryesor përkundrejt Edi Ramës, Fatos Nanos dhe PS-së, sepse ai mundet të përcaktojë të ardhmen e të majtës shqiptare dhe kjo u vërtetua mirëfilli në dy zgjedhjet e fundit.
Ndërsa dy humbësit e këtyre zgjedhjeve janë Berisha dhe morali. I pari si humbës politik, i dyti si humbës individual i secilit. Me fjalë të tjera në mes të amoralitetit politik të Berishës në raport me rehabilitimin e Nanos për efekt të ruajtjes së vazhdimësisë së maxhorancës, dhe amoralitetit të Ramës të përfaqësuar kryesisht me skena nudo pa pullë të kuqe, zgjedhësit kryesisht qytetarë, vendosën të ndëshkojnë amoralitetin politik të Berishës dhe në një farë mënyre në most ta promovojnë, ta kalojnë në plan të dytë amoralitetin e Ramës. Kjo përbën një humbje të madhe në moralin individual të zgjedhësve që parë me humbjen politike të Berishës, e cila ka mundësi dhe shpresa rehabilitimi, kjo e moralit paraqet ndoshta humbjen më serioze të shqiptarëve.
E kthyer në një spektakël të kushtueshëm, fushata elektorale 2007 u mundua që me luksin e vet të mbulonte tensionin dhe ashpërsinë e komunikimit elektoral, i cili me gjithë sforcimet e palëve qëndroi në kulmet e veta. Njekohësisht luksi elektoral në një vend të varfër si Shqipëria, nga ana atjetër, tregon se sa të mëdha janë interesat financiare që gëlojnë dhe fshihen pas petkut të individëve garues.
E ardhur në këto zgjedhje me një bindje të sigurtë për fitore, Partia Demokratike dhe Berisha, ngjajnë se nuk kishin kalkuluar mirë faktorët të cilët kishin gërryer lavdinë e 3 Korrikut 2005. Tani pas zgjedhjeve, PD ndodhet në mes të dilemës më mirë një fitore qytetëse apo një fitore fshatçe. Edhe pse nga numri mund të ngjajë si fitore e PD-së, e thënë fshatçe, vezët e fshatit ndonëse të freskëta, prishen shpejt. Duke qenë se morali individual në zonat rurale shëmbëllen të mos ketë humbur plotësisht, në qëndrat e mëdha urbane ky duket si diçka e vjetër dhe demodé, ndaj pakënaqësia për çështjet qeverisëse ndaj qeverisë Berisha, duket se për zonat urbane është më e rëndësishme se amoraliteti i një lideri politik nudo. Pra edhe këto zgjedhje nuk dolën nga konteksti i ndëshkimit të një force politike. Ashtu si në 3 Korrik 2005, PD fitoi si pasojë e një vote ndëshkuese ndaj qeverisë Nano, edhe më 18 Shkurt 2007, PS dhe Rama fituan si pasojë e votës ndëshkuese ndaj PD-së dhe Berishës.
Ekzistenca e kësaj vote ndëshkuese apo e fitoreve si pasojë e ndëshkimeve të kundërshtarit, në vetvehte nuk përbën një meritë të mirëfilltë përzgjedhjeje për forcën fituese, por më tepër ngjan si pasojë lufte. Ky fakt i ndëshkimeve elektorale, tregon se edhe Shqipëria edhe zgjedhësit e saj akoma nuk po shijojnë stabilitetin politiko-ekonomik që të sjell sistemi demokratik qeverisës. Mentaliteti ndëshkues zgjedhor që është kryesisht pjellë e tranzicioneve apo situatave jo normale qeverisëse, përkundrejt atij përzgjedhës zgjedhor si një mënyrë normale, tregon se në çfarë gjëndje polare ndodhet zgjedhësi shqiptar,viktimë e mentalitetit përjashtues të politikës shqiptare, e cila si përçues kryesor ka media të fuqishme që në formën e një show, shfaqin anormalitetin e lidershipit politik shqiptar, duke mos u kujdesuir për faktin se për Shqipërinë, zgjedhjet dhe procesi zgjedhor, janë tashmë çështje të sigurisë dhe prosperitetit mbarëkombëtar të shqiptarëve.
Ndonëse me përmirësime të realitetit zgjedhor, zgjedhësit u deshën deri në fund të përballeshin me një luftë të paprecedent parazgjedhore e cila si burim kryesor pati këmbënguljen e opozitës, e cila me këto lëvizje arriti që përveç konsumimit normal që të jep pushteti, t’i faturonin qeverisë Berisha një shpërqëndrim stresues qeverisës që rezultoi me kosto jo të vogla elektorale. Megjithatë, faktori kryesor që solli një zvetnim të shkëlqimit të 3 korrikut për PD –në, është fakti i riciklimit të Nanos, të nxjerjes së tij nga pensioni politik, aq shumë i pompuar, dhe qarkullimi i tij lirshëm si një lider mendjemadh në skenën politike shqiptare.
Zgjedhësit mund ta kuptonin qeverinë Berisha edhe për disa vonesa reformuese, mund të kuptonin edhe përpjekjet ndoshta në formë të gabuar për të luftuar korrupsionin, mund t’ia falnin edhe spastrimet në administratë, mund të amnistonin edhe krizën e thellë energjetike, por, rikthimin e shtyllës kryesore mbi të cilën u ndërtua frenimi integrues i vendit, kalin e betejes elektorale të 3 korrikut, ish kryeministrin Nano dhe analogjine e tij me postin e presidentit, kurrsesi.
Ndërsa i habituri më i madh ndaj rezultateve të këtyre zgjedhjeve ishte padyshim Rama. I futur në fushatë me “përtesë”, me një qeveri agresive dhe tepër të fuqishme sa të shembte konstruksione gjigante betoni si ai i Zogut të Zi në emër të luftës ndaj kryebashkiakut, me një ish kryetar (Nano) që e gërryente përditë nga brënda, me eksponentë historikë të PS-së, figura të larta të cilat në shumë raste nuk i jepnin konsensus, me një të kaluar të tij gati skizofrenike dhe së fundmi me një lakuriqësi publike që mori përmasa ndrëkombëtare, kishin lënë pak vend shpresave të tija për një fitore personale në Tiranë. Megjithë këtë zgjedhësit tiranas lanë me gojë të hapur jo vetëm Ramën por edhe grupet negociatore për integrimin e Shqipërisë ne BE, për mënyrën e rrufeshme që kanë shqiptarët për “integrimin” me veset më të këqija të evropianëve duke përfshirë këtu edhe nudizmin.
Pas habisë me rezultatin, menjëherë, goditja më e madhe u erdhi të gjithë shqiptarëve dhe forcave politike nga deklara e për shtyp e kreut të ODHIR-it, Jurgen Grunet. Duke lënë petkun e politikanit dhe diplomatit në varësen e rrobave, pa u ulur mirë në ndenjësen e tij, dha lajmin e “gëzuar” se zgjedhjet kishin qenë një shans i humbur për shqiptarët. Përse vallë një nxitim i tillë ? Shqipëria nuk kishte patur fatin kurrë të merrte lajme kaq të gëzuara madje edhe në periudhat me te errëta të saj si viti 1997 kur me gjuhë diplomatike zgjedhjet u quajtën të pranueshme për momentin. Nëse OSBE –ODHIR e konsideronin procesin parazgjedhor jo të rregullt, përse atëherë qenë ndërmjetësuesit kryesorë për arritjen e disa marrëveshjeve rradhazi për të ardhur tek zgjedhjet ? Dhe nëse e bënë këtë përse nuk i gjykuan zgjedhjet nga realiteti mbi të cilin u konceptuan ato, kjo edhe me bashkëpunimin e tyre ? Mos ndoshta Shqipëria dhe shqiptarët po ecnin më shpejt në hapat e tyre integruese se planet e Bashkimit Evropain për zgjerim? Nëse është kështu atëherë kemi precedentin e përdorimit të standarteve në funksione të planeve dhe qëllmeve politike. Nuk është hera e parë që standartet integruese evropiane janë parë në këtë optikë, mjaftoj të kujtojmë nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Maqedoninë në mesin e një luftë cilvile, ku vetëm standartet nuk kishin kuptim, mjafton te kujtojmë përdorimin e standarteve në Serbi për të kapur kriminelet e luftës apo edhe standartet me Turqinë të cilat here shtohen dhe here ndryshohen sipas oreksit te ndonje vendi anetar te BE-së.
Deklarat e Departamentit të Shtetit se zgjedhjet në Shqipëri ishin kryesisht paqësore, kundershtuan hapur atë të Jurgen Grunet, kjo u pa pastaj me modifikin e qëndrimeve të Havir Solanës dhe Oli Rehn. Ndërsa i fundit që kundershtoi Jurgen Grunetin dhe deklaratën e tij ishte po Jurgen Grunet në intervisten e tij me gazetarin Babaramo në Vizion Plus, i cili tha se fraza e tij kishte qene keqkuptuar.
Sidoqoftë realiteti zgjedhor shqiptar ashtu si vete realiteti i përgjithshëm shqiptar, ka shumë vend për të përmirësuar. Tentativat e opozitës për të provokuar zgjedhje të parakoshme do të përballen me tentaivat e maxhorancës për të imponuar stabilitet dhe për të ruajtur pozicionet e veta qeverisëse, qoftë kjo edhe me ndyshime riformulime dhe riprogamime të makinerisë qeverisëse.
Ajo që na mbetet është të urojmë që zgjedhjet e ardhëshme të jenë më të organizuara, të çliruara nga makthi i listave,nga polarizimi ekstrem si shprehës i dëshirës së pakufi për pushtet, dhe nga njollosja e gishtave të votuesve si një kujtim i hidhur mosbesimi politik.