Tiranë, kapen 11 klandestinë afganë
11 klandestinë afganë janë kapur në Tiranë rreth mesditës. Ata janë gjetur të fshehur në një kamion tek dogana në kryeqytet.
Klandestinët dyshohet se vinin nga Greqia. Ata ishin fshehur në një kamion që transportonte pajisje elektronike.
Mendohet se ata po kalonin transit në vendin tonë, pasi destinacion i tyre ishin vendet perëndimore.