Pakti/ Të hapen materialet zgjedhore
12/07/2010
Rezoluta dikton zgjidhjen për hetimin e procesit zgjedhor Gati kompromisi mes PS-së e PD-së
Miratimi i rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Evropian ka detyruar palët të bien dakord për zgjidhjen e krizës politike. Ngërçi që përfshiu për një kohë të gjatë zhvillimet politike në vend, po shkon drejt zgjidhjes, duke synuar një pakt mes dy forcave kryesore në vend. Burime nga dy partitë bëjnë me dije se gjatë kësaj jave pritet të jepen sinjalet e qarta për mënyrën se si do t’i jepet fund krizës politike. Kjo zgjidhje do të jetë e përqendruar te hapja dhe hetimi i kutive të materialeve zgjedhore.
Pakti
Gjatë këtyre ditëve pritet që Partia Socialiste dhe ajo Demokratike të nisin punën për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Mësohet se përpara përfundimit të sesionit parlamentar dy partitë kryesore politike të nxitojnë të respektojnë modalitet mbi të cilat duhet të ngrihet komisioni për t’i hapur rrugë hetimit, i cili do të konsistojë në materialet zgjedhore. Ndërkohë, bazuar në deklaratat e ardhura nga drejtues të mazhorancës qeverisëse, në këtë komision opozita parlamentare do të ketë shumicën, por njëkohësisht dhe drejtimin e tij. Megjithatë, gjatë negociatave paraprake që do të zhvillohen deri në ngritjen dhe zgjedhjen e anëtarëve të komisionit hetimor, pritet për t’u parë se cili do të jetë angazhimi i secilës palë në këtë çështje, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik. Por nga ana tjetër, mesazhi i përcjellë nga Parlamenti Europian përmes miratimit të rezolutës nuk lë tjetër rrugë veç zgjidhjes së krizës politike.
Komisioni
Pavarësisht se realizimi i kërkesës për transparencë të procesit zgjedhor, që është prezente në sfondin politik prej më se një viti, u shty në kohë, mësohet që kupola roza nga ana e saj të ketë hartuar paraprakisht një projekt mbi të cilin do të përqendrojë hetimin e saj. Në këtë mënyrë, meqë pritet të jenë kutitë e materialeve zgjedhore ato që do të jenë objekt i hetimit nga komisioni hetimor parlamentar, ekspertët e Partisë Socialiste kanë piketuar se cilat do të jenë kutitë e para që do t’i nënshtrohen këtij procesi. Burime pranë këtij kampi bëjnë me dije se janë përkatësisht dhjetë kuti me materialet zgjedhore të zonave zgjedhore që janë kontestuar në vijimësi nga ana e Partisë Socialiste.
Drafti projekti i PS-së
Partia Socialiste ka përgatitur paraprakisht një draft projekt mbi të cilin të fokusohet gjatë punës së saj në hetimin e materialeve zgjedhore. Madje, në bazë të të gjitha të dhënave që janë mbledhur përgjatë gjithë kësaj kohe socialistët synojnë të nxjerrin në pah më së paku manipulimet që janë bërë me listat e zgjedhësve shqiptarë. Në këtë pikë përfaqësuesit e kampit opozitar pretendojnë se ditën e votimit kundërshtari politik ka përdorur lista të ndryshme nga ato të afishuara ditë më parë për të gjithë shqiptarët që kishin të drejtën për të votuar, me qëllim informimin mbi qendrën ku ata do të votonin. Gjithashtu socialistët pretendojnë se në materialet zgjedhore do të shfaqet qartë manipulimi i bërë nga përfaqësuesit e mazhorancës, ku numri i votuesve në një zonë të caktuar pritet të mos korrespondojë me numrin e votuesve në listën që gjendet në kutinë e materialeve zgjedhore. Megjithatë, mbetet për të parë se çfarë zhvillimesh politike do të vijnë në ditët në vijim.