Hipotekat “Linja direkte” për denoncimin e korrupsionit
12/07/2010 Duke filluar nga sot, Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) do të fillojë shërbimi i numrit jeshil “linja direkte”, që ka si qëllim kryesor transparencën dhe luftën kundër korrupsionit. Projekti do të mundësohet përmes realizimit të një cikli të mbyllur të mesazheve dhe ankesave që mbërrijnë nga publiku. Nëpërmjet këtij sistemi projekti parashikon dhe mundëson depozitimin, vlerësimin, përpunimin, bashkëpunimin, zgjidhjen e problemit, kthimin e përgjigjes dhe mbylljen me sukses të mesazheve dhe ankesave të mundshme të mbërritura. Linja do t’i sigurojë mundësinë publikut për depozitimin e mesazheve dhe ankesave të mundshme për vonesa dhe shërbime të papërshtatshme apo dhe për denoncime të praktikave korruptive, të përpunojë e vlerësojë informacionin, të adresojë për zgjidhje në bazë të ligjeve dhe rregullave të gjitha çështjet, si dhe të vendosë një komunikim efikas dhe të ndërsjellët me publikun. “Linja direkte” mundëson një komunikim me publikon nëpërmjet mesazheve zanore në numrin e telefonit të ZQRPP-së ++ 355(0)(4)2403305, të mesazheve përmes telefonisë së lëvizshme në numrin celular ++ 355(0)672020234 të vënë në dispozicion për publikun nga ZRPP-ja, si dhe përmes postës elektronike në në adresën e-mail: ankesa@zrpp.gov.al.