E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions, Liverpool-Lyon ndeshje me emocione në Supersport

Java e tretë e Champions League ka një ndeshje që parashikohet emocionuese mes Liverpool e Lyon. Të dy skuadrat kanë humbur në kampionat takimet e fundit, por më shumë ka nevojë për pikë Rafa Benitez. Suksesi për ekipin anglez do të thonte ndalja e kundërshtarit më të rrezikshëm ndërsa triumfi i francezëve në stadiumin “Anfield” mund ta quajmë një shkëputje në grupin E. Rivalët e tjerë Debrecen dhe Fiorentina do të luajnë në Hungari. Skuadra debutuese hungareze në Champions nuk ka ende asnjë pikë aq sa e përditshmja “Nemzeti Sport” i ka ofruar futbollistit që do të shënojë 1 milionë fiorin. Në grupin F Inter do të kërkojë fitoren e parë pas 2 barazimeve dhe në “San Siro” ndaj Dynamo Kyiv. Murinho ka problem me sulmin. Balloteli është i skualifikuar dhe Milito ende në dyshim kështu që Eto’o pritet të jetë i vetëm në sulm. Shevcenko i rikthyer te skuadra ku u rrit ka premtuar gola. Grupi F është më i hapuri në këtë fazë pas 2 sfidash pasi diferneca për vendin e parë dhe të fundit është 3 pikë. Guardiola e di mirë që duhet të fitojë me Rubin Kazan sonte në “Camp Nou” më shumë mundësi një sukses që do ta kërkojë pa Ibrahimovic që vetëm dje iu bashkua stërvitjes me ekipin. Mbrëmja e Champions parashikohet me emocione në përballjet e radhës dhe këtë ndjesi ju do ta ndiqni direct në Supersport dhe Klan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›