Rama: Imuniteti lidhet me reformën në drejtësi
Gjatë një konference shtypi, Rama tha se propozimi i kryeministrit për referendum është një lojë pa top.
“Nesër nisin dhe punimet e parlamentit dhe ne presim që të nisë dhe diskutimi për të gjitha ndryshimet kushtetuese që kemi propozuar. Vetëm kështu do t’i hapet rruga heqjes së imunitetit brenda shtatorit. Ne jemi pro heqjes së imunitetit, jemi gati ta votojmë sapo të mbyllet diskutimi edhe për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me një reformë thelbësore të sistemit të drejtësisë, që sot është një ndër problemet më të mëdha për qytetarët”, tha Rama.
Ai shtoi se nëse mazhoranca nuk i voton ndryshimet kushtetuese, do të tregojë qartë se kush e bllokon integrimin. “Kemi paraqitur një paketë amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me një reformë themelore të drejtësisë. Propozuam që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 e votave, pra të marrë fund zgjedhja nga një parti e vetme e gjyqtarëve apo nga një njeri i vetëm siç ndodh sot. Nënvizoj se kjo nuk është shpikja jonë apo diktim i pakicës mbi shumicën por mbështetur mbi Kushtetutën e vendeve demokratike. Propozuam që ministrat e deputetët të hetohen e gjykohen si qytetarët e zakonshëm, në gjykata të zakonshme e jo nga gjyqtarë që kanë emëruar vetë. Prandaj duhet votuar ky ndryshim thelbësor. Ndryshuam amendamentet për dekretet e presidentit që të mos rrinë me muaj në sirtarët e zonjës Jozefinë për t’u kthyer në pengje politike apo letra monetare. Prandaj duhen votuar edhe ky ndryshim kushtetues. Propozuam që rregullorja e parlamentit të miratohet me shumicë të cilësuar. Këto janë amendamente që i japin më shumë siguri qytetarëve që po vuajnë nga një drejtësi e korruptuar por dhe një pushtet politik që korruptohet dhe korrupton”, u shpreh Rama.
Rama foli edhe për çështje të tjera, siç është situata e zjarreve në vend. “Përveç zjarreve, Shqipëria po digjet përditë edhe në fillin e shpresës nga krimi i dalë jashtë kontrollit. Në 90 ditë, 158 shqiptarë kanë humbur jetën nga vrasjet, vjedhjet dhe aksidentet në rrugë. 220 të tjerë janë plagosur, nuk janë kaq të vrarë e të plagosur as në Irak dhe as në Afganistan. Zgjerimi i krimit është dëshmia më drithëruese se shteti e ka braktisur detyrën, në çdo fushë të jetës publike, ku të hedhësh sytë nxjerr të njëjtin konkluzion se shteti nuk funksionon”, deklaroi kreu i opozitës. /Start/
2012-09-02 13:56