E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 vjet e gjysme heqje lirie per kryetarin e Komunes se Ferizajt

Nje Gjykate ne Prishtine shpalli fajtor dhe e denoi me 2 vjet e gjysme heqje lirie kryetarin e komunes se Ferizajt Bajrush Xhemajli per perfshirjen ne nje aksident trafiku qe la pas vetes nje te vdekur.

Atij i eshte ndaluar po ashtu te ngase makinen per 3 vjet. Zoti Xhemaili akuzohej se ka shkaktuar nje aksident te rende me 21 maj 2009 ne hyrje te Prishtines ku humbi jeten 21 vjecari Labinot Rrustemi.

Aksidenti kishte ndodhur ne diten kur Kosoven e vizitonte nenpresidenti amerikan Joseph Biden. Zoti Xhemaili do te vazhdoje te qendroje ne liri deri sa te hyje ne fuqi vendimi i sotem i Gjykates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›