Gjykata e Larte shprehet kunder ekstradimit te Almir Rrapos
Ne Shqiperi Gjykata e Larte u shpreh sot kunder ekstradimit te Almir Rrapos ish sekretarit te ministrit te jashtem shqiptar i cili kerkohej nga Drejtesia amerikane per te pakten 9 vepra penale. Rrapo megjithate u dergua dy dite me pare drejt SHBA pa pritur Gjykaten e larte dhe pa marre parasysh as vendimin e Gjykates te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg e cila kishte kerkuar pezullimin e ekstradimit deri 15 dite pas vendimit te Gjykates se larte shqiptare. Gjykata e Strasburgut shprehu shqetesim te thelle per vendimin e autoriteteve shqiptare I cili sipas saj ishte ne shkelje flagrante dhe ne mungese respekti te mases se dhene nga kjo Gjykate.
Vendimi i sotem i gjykates se Larte ne Tirane e cila rrezoi vendimet e meparshme te dy gjykatave te tjera te shkalles se pare dhe asaj te Apelit te cilat kishin miratuar ekstradimin e Almir Rrapos duket se I ve edhe me ne veshtiresi autoritetet shqiptare per procedurat e ndjekura per dergimin dy dite me pare drejt Shteteve te Bashkuara te Almir rapos ish sekretarit te zotit Ilir Meta ne kohen kur ky i fundit drejtonte diplomacine shqiptare. Ky vendim pason shqetesimin e hapur qe shprehu dje edhe Gjykata europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg 24 ore pasi Rrapo u ekstradua. Kjo Gjykate kishte kerkuar me ane te nje vendimi te saj pezullimin e ekstradimit deri 15 dite pas shprehjes per kete ceshtje edhe te Gjykates se Larte shqiptare. Ne nje leter drejtuar zyres se Avokatit te Shtetit shqiptar Gjykata e Strasburgut e konsideroi ekstradimin si nje shkelje flagrante dhe mungese respekti per masen e perkohshme te miratuar nga Gjykata me nje vendim te saj. Presidenti I Gjykates eshte shprehur shume I shqetesuar per kete zhvillim dhe autoritetin e Gjykates si dhe mesazhin e pafat qe u ka derguar shteteve nenshkruese per raste te tilla analoge. Gjykata e Strasburgut ka kerkuar qe qeveria shqiptare te informoje gjykaten per rrethanat ne te cilat u krye ekstradimi dhe arsyet pse nuk u zbatua masa e vendimit te saj si dhe te paraqese kopje te cdo dokumentacioni qe lidhet me kete ceshtje.
Shqiperia si vend anetar i Keshillit te Euriopes ka nenshkruar Konventen e te Drejtave te Njeriut mbi bazen e se ciles funksionon edhe gjykata e Strasburgut vendimet e se ciles jane te detyrueshme per te gjithe nenshkruesit. Ne kete aspekt ceshtja mund te shkoje edhe me tej duke qene se presidenti i Gjykates ka vendosur te informoje rreth kesaj ngjarjeje te gjitha instancat e larta te Keshillit te Europes perfshire edhe Komitetin e ministrave organi me I larte I Keshillit.
Nga ana tjeter autoritetet amerikane jane shprehur te kenaqura per bashkepunimin me autoritetet shqiptare qe mundesuan ekstradimin e Rrapos i cili ishte arrestuar ne ambasaden amerikan ne Tirane. Prokurori i Nju Jorkut Pret Barara tha se me ndihmen e partnereve te rendit ne te gjithe boten FBI-ja do te vazhdoje perpjekjet per te nxjerre para drejtesise individe te angazhuar ne krimin e organizuar ne Shtetet e bashkuara apo kudo qe ato fshihen ne bote.
Rrapo akuzohet per te pakten 9 vepra penale qe nga trafiku I lendeve narkotike deri te bashkepunim ne vrasje. Per te pakten dy prej akuzave ai rrezikon burgim te perjetshem.