E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar,PS dorëzon në Kushtetuese ankimimin

Partia Socialiste ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin lidhur me marrëveshjen e kufijve ujorë me Greqinë. Ankimimi në Kushtetuese është bërë nga Partia Socialiste dhe 5 parti të tjera që kërkojnë transparencën e këtij pakti. Këto parti
pretendojnë se nga përcaktimi i kufirit ujor midis Greqisë dhe Shqipërisë, kjo e fundit ka humbur 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore.
Deputetit i PS-së Sajmir Tahiri, tha pas depozitimit të kërkesës se kësaj marrëveshje i ka munguar transparenca dhe është e kontestuar publikisht. "Duhet të vlerësohet nëse kjo marrëveshje është kushtetuese ose jo. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të marrë parasysh kërkesën tonë", tha Tahiri. Ai tha se kjo marrëveshje është nënshkruar nga 5 parti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›