E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përshëndesin vendosjen e marrëdhënieve Prishtinë-Shkup

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Prishtinës e Shkupit, si dhe përfundimin e suksesshëm të demarkacionit në kufirin e përbashkët. Deklarata është bërë nga Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ian Kelli, i cili tha se administrata e presidentit Obama përgëzon udhëheqjen e të dy vendeve për vendosmërinë e tyre në ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm drejt integrimit euroatlantik.
Kelli tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një tjetër hap drejt forcimit të stabilitetit në rajon.
Po kështu edhe Ministri britanik për Europën, Kris Brajant, vlerësoi këtë hap të ndërmarrë nga qeveritë e dy vendeve. Kosova dhe Maqedonia vendosën marrëdhënie diplomatike, pas ratifikimit që parlamentet e dyja vendeve i bënë marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›