Tajfunet në Filipine, arrin në 1000 numri i viktimave
Numri i viktimave nga moti i keq, që ka përfshirë Filipinet gjatë pesë javëve të fundit ka arritur në 1000, ndërkohë që një tajfun i ri që bëhet gati të godasë arkipelagun. Ekspertët thanë se tajfuni Lupit që pritet të prekë pjesën veriore të vendit, mund të shkaktojë rrëshqitje të mëdha të dheut. Qeveria ka vënë në gadishmëri skuadrat e emergjencave dhe ka bërë gati ndihmat për ushqime, të mbathura dhe ujë. Duket se Filipinet nuk po gjejnë qetësi nga tajfunet që godasin vendin. Që nga fundi i muajit shtator vendi është goditur nga dy tajfune, Ketsana dhe Parma, të cilat përmbytën më shumë se 80 % të kryeqytetit Manila.
Sipas autoriteteve, rreth 100 persona vazhdojnë të rezultojnë të humbur. Përmbytje të mëdha dhe humbje në jetë shënuan edhe Vietnami, Laosi dhe Kamboxhia.
Sipas autoriteteve, rreth 100 persona vazhdojnë të rezultojnë të humbur. Përmbytje të mëdha dhe humbje në jetë shënuan edhe Vietnami, Laosi dhe Kamboxhia.