Qendra e Tiranës gropa të panumërta dhe baltë
Kjo është pamja që të ofrohet nga qendra e kryeqytetit, metropolit shqiptar. Për të kaluar nga ana tjetër e rrugës, kalimtarëve i duhet të bëjnë akrobaci për të shmangur pellgjet me ujë dhe makinat. Sheshi “Skënderbej”, është kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Sipas bashkisë, projekti i rehabilitimit të këtij sheshi duhet të kishte filluar nga zbatimi që në muajn nëntor te vitit të kaluar, por mesa duket ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Çdo ditë në qendër të metropolit duket sikur është bërë luftë, pasi gropat shtohen pafundësisht edhe pse Bashkia mundohet në të rrallë përpiqet t’i mbushë ato gjatë natës.