E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti i PS, Xhafaj: Maxhoranca ta marrë seriozisht

TIRANE- Partia Socialiste kerkon qe maxhoranca te marre me seriozitet paketen e saj prej 10 pikash, publikuar nga vete kreu i PS-se, Rama si nje pak per Shqiperine.

Sekretari ligjor i PS, Fatmir Xhafaj gjate nje deklarate per mediat ka theksuar se nga pakti varet me tej edhe integrimi i vendit. Sipas tij, drafti i propozuar  është në interes të vendit dhe per kete mazhoranca duhet ta marrë shumë seriozisht konsensusin që ofron opozita përmes këtij drafti. “Ky draft zgjidh krizën, por mbi të gjitha është në interes të shqiptarëve pasi kjo vjen për integrimin e vendit në BE,- tha Xhafaj, duke shtuar se paketa do te jete pjese e diskutimit gjate seances plenare te se enjtes ne Kuvend.

Sipas Xhafajt, paketa eshte e negociueshme dhe opozita eshte e gatshme te diskutoje me maxhorancen per gjetjen e nje zgjidhjeje sa me te mire ne funksion te integrimit te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›