Tiranë, dy në pranga, shisnin lëndë narkotike
Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Igli Xhuveli, 40 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe Mariglen Abedini, 26 vjeç, banues në Tiranë, i padënuar u kapën në flagrancë teksa mbanin me vete një sasi lënde narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis.
Në cilësinë e provës materiale, këtyre dy personave iu sekuestruan 40 gram heroinë, 30 gram kokainë, 2 gram me gjithë amballazh kannabis sativa, një automjet tip Audi A3 me targa TR 1818 N, 6 aparate telefona celularë të markave të ndryshme, një peshore elektronike, 5 karta telefoni të kompanive të ndryshme dhe shuma prej 19 800 lekë.