Pakti i Senatit shmang falimentimin
Senati amerikan ka kaluar një rezolutë që siguron para për të financuar qeverinë amerikane dhe që i jep fund frikës për një falimentim.
Më parë demokratët kishin kundërshtuar kërkesat e republikanëve për të shtuar ndihmat për personat e prekur nga katastrofat natyrore me shkurtimin e programeve për energjinë e pastër.
Marrëveshja u arrit pasi Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave deklaroi të premten se kishte mjaft para për ta përballuar situatën deri në fund të vitit fiskal.
Financimet e reja do të zgjasin deri më 18 nëntor pasi rezoluta të ketë kaluar në Dhomën e Senatit. Marrëveshja duket se u jep fund një seri mosmarrëveshjesh që kanë paralizuar Kongresin dhe ekspozuar një diferencë të thellë mes republikanëve dhe demokratëve.