Japonia mendon plan shpëtimi për Greqinë

Japonia e goditur rëndë nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit po analizon mundësitë që të jetë pjesë e një plani global për të shpëtuar Greqinë.
Ministri japonez i Financave, Jun Azumi theksoi se shtetet e eurozonës duhet të ndërtojnë një plan racional për të ulur shqetësimet globale.
Komenete e Azumit vijnë një ditë pasi indeksi i bursës Nikkei 225 ra në nivelin më të ulët prej më shumë se 2 vitesh si pasojë e frikës lidhur me krizat buxhetore.
Megjithatë sot indeksi i Nikkei u rrit duke dhënë prova paqëndrueshmërie.