Pakti me Greqinë, Meta: Respektojmë vendimin e gjykatës
TIRANE- “Dua të ftoj në mënyrë të vecantë kryetarin e PS por dhë përfaqësues të tjerë të opozitës të heqin dorë nga frymëzimet ksenofobe apo ekstremiste dhe unë dua tju siguroj se ekspertët kanë punuar me përgjegjësi maksimale në respekt të Kushtetutës dhe në respekt të konventave ndërkombëtare ku Shqipëria është palë.” Edhe sot, 3 muaj pas kësaj deklarate dhe vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar marrëveshjen e detit me Greqinë si antikushtetuese, Ministri i Jashtëm Ilir Meta nuk tërhiqet nga deklarata e tij për të akuzuar grupe ekstremiste që dolën kundër saj. Ashtu si disa ditë më parë , Meta tha se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese por si ministër i jashtëm , tha ai, unë nuk mund të hesht përballë përpjekjeve ëpr të helmuar marëdhëniet Shqipëri- Greqi. “Absolutisht që jëmi të detyruar ta respektojmë dhe do ta respektojmë vendimin e kësaj Gjykate. Si Ministër i Jashtëm unë nuk mund të ehsht kur elementë ekstremistë në politikën shqiptare, që për fat të mirë janë në pakicë, përpiqen të helmojnë mardhëniet misid dy vendeve dhe midis dy popujve.” u shpreh numri dy i qeverisë. Meta garantoi se nga takimet që ka zhvilluar në Londër me zv.ministrin e Jashtëm grek nuk ka pasur reagime që mund të cënojnë këto mardhënie. Ministri i ajshtëm deklaroi gjithashtu nënshkrimin e një marrëvehsje të re me Greqinë. Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë me Greqinë, duke e deklaruar atë si të papajtueshme me Kushtetutën. Qeveria shqiptare e kishte mbrojtur fort marrëveshjen në fjalë , ndërsa Athina zyrtare u shpreh se edhe pse nuk ishte e kënaqur për këtë zhvillim do të respektonte padyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare. (e.n/News24/BalkanWeb)