E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët afganë ju bëjnë apel talebaneve t’i ulin armët

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ju bëri sot apel kryengritësve talebanë që të ulin armët.

Karzai u shpreh tri ditë pasi ai dhe mbështetësit perëndimore ranë dakord në një konferencë në Londër për të krijuar një program gjithëpërfshirës për të joshur talebanët që t’i japin fund dhunës.

Ka tashmë disa vjet që po bëhen përpjekje për të bindur talibanët qe te heqin dore nga rebelimi dhe armët e tyre, por këto përpjekje deri me tani kanë qenë të pasuksesshme.

Karzai theksoi se ka në plan për tu pajtuar me udhëheqësit taleban, për aq sa ata janë të gatshëm për këtë, por ai bëri të qartë se oferta e tij për pajtim nuk vlen edhe për kryengritësit e lidhur me Al Qaidën, duke theksuar se në Afganistan nuk ka vend për terroristët.

"Ne po përpiqemi për të mirat tona, për të arritur aq lart sa të jetë e mundur,për të sjellë paqe dhe siguri," tha Karzai.

Karzai ka thënë më parë se ai është i gatshëm për të biseduar me udhëheqësin e Talibaneve Mullah Omar për te bërë një kompromis. Megjithatë, talebanët kanë vendosur gjithmonë tërheqjen e trupave ndërkombëtare si një parakusht për negociata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›