E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Romni ka pozicione ekstreme

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Mit Romni po qëndron në “pozicionet ekstreme” mbi çështjet ekonomike dhe sociale. Sipas tij ai po përpiqet të diskreditojë rivalin e tij republikan në këtë moment të madh politik të jetës së tij.

Në një intervistë për Associated Press, Obama tha se Romnit i mungojnë idetë serioze dhe refuzon të “pranojë” përgjegjësitë që duhet të ketë një president dhe merret me argumente të pandershme, që sipas Obamës, së shpejti mund ta përcjellin atë në debatet ballë për ballë. Ai ka folur edhe për Konventën Republikane.

“Unë dyshoj se në Konventën Republikane do të dëgjojmë atë që e kemi parë në reklamat me vlerë miliona dollarë që tërë vendin. Ata parimisht kanë një mesazh, që është se ekonomia nuk është atje ku duhet të jetë dhe se ky është faji i Obamës. Do të ketë variacione në këtë temë”, është shprehur Obama.

Fushata presidenciale në SHBA vlerësohet të jetë më e shtrenjta ndonjëherë që pritet të kap vlerën në mbi 2.5 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›