E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e bankës në Fier, policia nis hetimet

Policia e Fierit ka nisr punën për verifikimin e autorit që ka grabitur "Raiffeisen Bank" në këtë qytet nga ku janë marrë nga arkaa e saj rreth 1 mijë euro. Burime nga uniformat blu bënë të ditur se janë marrë dëshmitë e të gjithë punonjësve që kanë qenë në momentin që janë vjedhur paratë. Ndërkohë nuk gjithashtu në vendin e ngjarjes janë marrë gjurmët e lënë nga grabitësi si dhe janë sekuestruar të gjitha kasetat që kanë regjistruar hyrjet dhe daljet që janë kryer gjatë gjithë ditës së premte në këtë filial nga ku do të shihet edhe hyrja e autorit të kësaj grabitjeje.
Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Fierit mësohet se nga hetimet paraprake rezulton se autori i grabitjës së 1 mijë eurove është rreth të 30-ve dhe se në kokë mbante një kapele. Por për këto dyshime policia e këtij qyteti ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Pasi nuk përjashtohet mundësi që autori i kësaj grabitje të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›