E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo drejt titullit, shkon ne +8,

Aranit Muraci

Fitorja e tete e Dinamos ne 10 javet e para te kampionatit, i gezoi me shume se ne cdo ndeshje tjeter kryeqytetasit, e drejtuar nga trajneri Shkelqim Muca. Perballe Beses se Kavajes, ne nje terren te renduar dhe me shi, Dinamo zhvilloi nje ndeshje te madhe, duke arritur qe te korre suksesin e radhes, madje e thelloi diferencen e pikeve me ndjekesen e saj apo me ekipin rival per titull Besen, me tete pike. Kryesuesit e kampionatit u nisen per te arritur maksimumin e pikeve ndaj Beses. Ne fund vendosi nje gol i pjeses se pare, qe do te mbetet gjate ne memorien e lojtareve kavajas. Nje parulle "Besa kampione", qe vendoset ne cdo ndeshje nga tifozet kavajas, mund te mos ishte e pershtatshme vetem ne perballjen e djeshme. Perballe Beses luajti Dinamo, qe tregoi se fitorja e fundit e Dinamos mund te konsiderohet si triumf me "arome" titulli. Do te jete e veshtire qe kjo skuader te ndalet dhe te kalohet deri, me gjendjen aktuale te skuadrave te tjera. Pritej qe Tirana te afrohej dhe Dinamo konsideronte kampionet ne fuqi, si rivalet e denje, me te cilet do te konkurronin deri ne fund. Pas perfundimit te pjeses se pare te sezonit dhe rihapjes se merkatos, gara per titull pa lene Beses, qe nuk ka shfaqur te njejtin ecuri ne javet e fundit, pritet qe Dinamo dhe Tirana te rivalizojne me fort me njera-tjetren, per te siguruar titullin kampion. Blute moren maksimumin ne Kavaje, perballe rivales kryesore te momentit, fale nje goli te shkelqyer qe shenoi ne mesin e pjeses se pare Soza. Braziliani pas nje driblimi te Vrapit, godet sakte dhe topi perfundon ne nje kend te veshtire, aq sa reagimi i portierit Shehi nuk mund te ndalonte topin q shkoi ne rrjete. Pas golit Dinamo kontrolloi lojen dhe me ane te kundersulmit beri perpjekje per te gjetur golin e dyte dhe te sigurise. Nje mbrojtje e kujdesshme e Dinamos nuk lejoi gjate pjeses se pare qe kavajasit te shenonin golin e barazimit. Ne fund te 45-minuteshit te pare te ndeshjes, Besa gjate nje zbritje te shpejte dhe prekjes se topit me dore nga nje lojtare i Dinamos, mori nje 11-metersh. Bledar Mancaku vihet perballe portierit Hoxha, godet, por gardiani bardheblu, tregoi aftesite e tij edhe pse ne kohen me te madhe qendron ne stol, pasi mungonte per arsye kartonesh Kotorri, duke e grushtuar topin. Ne pjesen e dyte Besa kerkon golin e barazimit, por sulmet kavajase ndeshen ne pengesen e mbrojtjes se Dinamos. Pisha dhe Diop ishin nder me te miret ne fushe. Daljet e gabuara te portierit Hoxha ne disa raste dhe pritja e 11-metershit prej tij, apo disa nderhyrje te tjera te sakta ishin nje tjeter ane interesante e ndeshjes. Ne fund Dinamo nuk lejon qe porta e saj te preket, dhe pse kavajasit u gezuan pas nje goli "alla Maradona" te Dhembit. Jareci ishte i vemendshem dhe e anuloi ate. Ne fund nje moment i dyshimte, kur Mancaku eshte terhequr nga fanella dhe vendasit kerkuan penallti, por perfundimisht ndeshja mbaroi me kete fitore te Dinamos, e cila eshte ndjekur edhe nga disa tifoze, qe gezuan nje tjeter sukses te skuadres se tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›