Palegrini: Ronaldo ka nevojë për kohë
Trajneri i Realit të Madridit, Manuel Pelegrini deklaroi për të përditshmen spanjolle “As” se Kristiano Ronaldo nuk është përshtatur plotësisht me ekipin, por kjo pritet të arrihet së shpejti.
“Gjatë fazës përgatitore është bërë një punë e madhe dhe Kristianos i është dashur të ndryshojë shumë gjëra – një vend i ri, një kampionat i ri – dhe duhet kohë për t’u përshtatur. Mendoj se ai do të jetë në formë të mirë për fillimin e kampionatit,”- tha kiliani.
Tekniku i spanjollëve është i kënaqur nga skuadra e tij gjatë periudhës së fillimkampionatit dhe ka besim se gjërat kanë marrë formë ashtu siç dëshiron ai: “Skuadra është paraqitur mirë në fazën përgatitore dhe ne kemi shumë mundësi për të zgjedhur formacionin më të mirë. Do të kemi zotërimin e topit, do të krijojmë raste dhe do të fitojmë. Pikërisht këtë duan të shohin tifozët tanë,”- theksoi Pelegrini.