E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, zjarr në tregun induatrial

Si pasojë e flakëve, disa godina dhe dyqane me mallra u dogjën, ndërsa zjarri pëfshiu edhe një ndërtesë dykatëshe, e cila shërbente edhe si godinë banimi.

Forcat e repartit të zjarrfikëseve të Kukësit ndërhynë në kohë për të shmangur përfshirjen nga flakët të një pallati pranë tregut. Mësohet se banorët e pallatit u larguan me shpejtësi, për shkak të flakëve që mbërritën deri tek dritaret e banesave të tyre.

Janë ende të paqarta arsyet e rënies së zjarrit që shkaktoi dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe do të nisë hetimet në lidhje me ngjarjen.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›