E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, Shpëtim Duro me lajme të mira “Mund të them, - u shpreh Duro, - se kanë firmosur me partizanin, Arjan Sheta, i cili ka qenë dhe sot në stërvitje, Skerdi Bejzade, Ardit Beqiri dhe Engert Bakalli”.

Partizani i bëri “bam” topit për herë të parë gjatë vitit 2009. Trajneri Shpëtim Duro zhvilloi seancën e parë stërvitore me të kuqtë, ku dha edhe disa habere të mira.

I pari kishte të bënte me një zgjidhje të shpejtë të problemeve financiare, pasi tekniku kishte marrë garanci nga presidenti Albert Xhani për zgjidhjen e problemeve financiare. “Është çështje ditësh”, - tha Duro.

Lajmi i dytë i mirë kishte të bënte me zhvillimin e fazës përgatitore. “Presidenti (Xhani) kërkon që ta bëjmë në Greqi”, - theksoi Duro, ndërkohë që Partizani ka nisur kontakte me disa klube të Superligës greke për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

Lajmi i tretë ishte i fokusuar tërësisht në merkato. “Mund të them, - u shpreh Duro, - se kanë firmosur me partizanin, Arjan Sheta, i cili ka qenë dhe sot në stërvitje, Skerdi Bejzade, Ardit Beqiri dhe Engert Bakalli”.

Partizani pas 17 javësh në vendin e parafundit me vetëm 13 pikë, po aq sa Lushnja, teksa është drejtuar në këtë pjesë të parë të Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit nga trajneri Hasan Lika e Shpëtim Duro.

Misioni i vetëm i “demave” në sezonin aktual është ai i mbijetesës midis 12 ekipeve më të mira të Superligës, pavarësisht se skuadra e kuqe në 60 kampionatet e zhvilluara nga ana e saj (nga viti 1947), ka dalë 15 herë kampione dhe 29 herë nënkampione.

E Merkure, 07 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›