Miratohet koalicioni, BDI në qeveri me Gruevskin
Koalicioni i ri qeveritar në Maqedoni do të përfshijë BDI të Ali Ahmetit, si të përzgjedhurin e kryeministrit Nikolla Gruevski prej partive shqiptare pas 10 ditësh bisedime me liderët e BDI dhe PDSH.
BDI do të ketë në qeverinë e re pesë poste të ministrave, një të zv.kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe një post të nënkryetarit të Kuvendit. Ministri që do të drejtohen nga përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni do të jenë Ministria e Ekonomisë, Shëndetësisë, e Punëve dhe Politikës Sociale, Ministria e Pushtetit Vendor dhe ajo e Ambientit. Detaje rreth marrëveshjes së arritur nuk janë dhënë nga asnjëra parti, ndërkohë që marrëveshja e arritur mes Gruevskit dhe Ahmetit ka kaluar pa probleme dhe debate në organet e partive që drejtojnë, kurse gjatë ditës së sotme pritet të jepen edhe deklaratat e para. Edhe pse PDSH pretendonte përsëri të ishte pjesë e qeverisë bashkë me Nikolla Gruevskin, numri më i madh i deputetëve shqiptarë i takoi BDI-së, e cila kishte kërcënuar se nëse do të përsëritej skema e zgjedhjeve të mëparshme, të cilat u fituan nga BDI, por në qeveri hyri PDSH, shqiptarët e Maqedonisë do të organizoheshin në protesta të mëdha në Shkup. Marrëveshja që u arrit rreth mesnatës së të premtes është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së dhe më pas edhe nga Komiteti Qendror dhe organet më të larta të partisë së Gruevskit. Ndërkohë që marrëveshja ka marrë pëlqimin edhe të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas MIA, Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski, bisedimet për Qeverinë e re i ka zhvilluar edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit, por në fund është përcaktuar që partner i partisë së tij në Qeveri të jetë BDI-ja. PDSH-ja ka bërë të ditur se kjo parti është tërhequr nga bisedimet, për shkak të, siç thuhet, mosgatishmërisë së Gruevskit për të pranuar gjashtë pikat e marrëveshjes së arritur në muajin mars mes PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë që bisedimet mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe mandatarit Nikolla Gruevski janë zhvilluar larg mediave, të cilat deri në momentet e fundit nuk kanë qenë të njoftuara me afrimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes. Afati i fundit kur në Kuvend duhet të paraqitet për miratim programi dhe përbërja e re qeveritare është 12 korriku. Nëse konkretizohet marrëveshja Ahmeti–Gruevski, VMRO-DPMNE dhe BDI do të kenë dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.