E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO përfundoi misionin në Libi

Misioni i NATO-s në Libi përfundoi zyrtarisht-shtatë muaj pas nisjes së sulmeve ajrore, që luajtën një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit të Muammar Gaddafit.

Njoftimi formal pason votimin unanim të javës së kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për t’u dhënë fund operacioneve ushtarake më 31 tetor.

Vendimi erdhi shtatë muaj pasi në mars Këshilli autorizoi “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur civilët nga sulmet e forcave të Gaddafit.

Ky i fundit u vra gjatë luftimeve në Sirte, më 20 tetor.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rassmusen, e cilësoi misionin në Libi si “një nga më të suksesshmit në historinë e NATO-s”.

Këshilli Kombëtar Tranzicional i Libisë i kërkoi NATO-s, ndërkaq, të vazhdojë operacionin e tij ushtarak deri, të paktën, në fund të këtij viti.

Qeveria kalimtare libiane gjithashtu ka konfirmuar se në vend ka armë kimike.

Kryeministri Mahmud Jibril tha se pret gjatë kësaj jave inspektorë ndërkombëtarë, të cilët do të merren me problemin.

Libia e re nuk ka interes të zotërojë armë të tilla të shfarosjes në masë, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›